Një tjetër aktivitet i madh sportiv i shtohet kryeqytetit me rastin e Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë sot lajmin se Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikës, organizojnë të dielën në 10 prill në Parkun e Liqenit Gjysmë Maratonën Ballkanike.

Në këtë garë do të marrin pjesë atletë profesionistë të 22 vendeve anëtare të Federatës Ballkanike të Atletikës.