Parlamenti Evropian ka aprovuar rezolutën për reagimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë. Me miratimin e kësaj rezolute kërkohet embargo e menjëhershme për importet e gazit nga Rusia, si dhe për naftën, qymyrin dhe karburantin bërthamor.

Kërkesa për embargo të menjëhershme të gazit ishte objekt i një amendamenti të miratuar me 413 vota pro, 93 kundër dhe 46 abstenime. I gjithë teksti kaloi me 513 vota pro.