Juventus ka mundur 2-1 Cagliari-n dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes 1-0 të pësuar fundjavën e kaluar kundër Inter-it në Torino.
Një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ka qenë goli i barazimit i shënuar nga Pellegrini që i është anuluar Juventus-it për një prekje të topit me dorë të Rabiot, teksa ky i fundit ishte i kthyer me kurriz.