Kryeministri Edi Rama pas disa inspektimeve që bëri në zonën e Vlorës, është ndalur edhe në Dukat, në një fabrikë përpunimi peshku. Rama është futur në ambientet e brendshme të fabrikës ku është takuar me përfaqësues të saj dhe stafin e punëtorëve.

Kreu i qeverisë është takuar dhe me një peshkatar, të cilit iu drejtua me humor: Ku je o gjigant?! Ku jo i madh?! E ke marrë lajmin që po fillojmë portin e peshkimit? Do e bëjmë ultra modern. Do bëjmë një gjë spektakolare. Punë javësh fillojmë.

Pas përfundimit të takimit, Rama është ndalur dhe për të bërë disa foto. Ai ka pozuar sërish krah tij, ndërsa tha duke qeshur: Ky është Babalja, jo ai….

“Në Dukat, ku me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural është ngritur një fabrikë për përpunimin e peshkut, me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin në vend, si edhe eksporte të markës “VloraFish””, shkruan Rama bashkangjitur videos në Facebook