Kur ka mbetur rreth një orë nga nisja e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, Pallati i Kongreseve përgatitet për të pritur qindra delegatë nga rrethet dhe jo vetëm.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa për “BalkanWeb” shihet se hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.
Po kështu zbulohet dhe slogani i Kuvendit: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Në rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur në të dyja anët flamujt e SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike. 1800 delegatë do të zgjedhin sot anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.