Kryeminsitri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmit brutal të forcave ruse në qytetin e Ukrainës, Bucha, ku mbetën të vrarë 20 persona. Përmes një reagimi në Twitter, Rama dënon ashpër sulmin, duke theksuar se asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë.
Reagimi i plotë:
Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në #Bucha Massacre, #Ukrainë, nga ushtria #ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!