Edvin Kulluri një nga kritikët e dy “kampeve’ brenda PD, e cilësoi në Report Tv zgjedhjen e Këshillin kombëtar të Partis më 30 prill një produkt problematik.

Duke folur në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, demokrati tha se personat si Albana Vokshi që vitin e kaluar vodhën vota për të bërë kryetar të PD, Lulzim Bashën, i vodhën sërish ato për të bërë pjesë të Këshillit Kombëtar, njerëz që sipas tij nuk kanë kontribut në parti.

“Zgjedhja e Këshillit Kombëtar ishte një produkt problematik. Shumë nga emrat që u zgjodhën ishin anonim, nuk ishin personalitetet të shquara lokale. Nuk plotësojnë asnjë kusht, shumë nga emrat që janë zgjedhur aty. Hajdari të cilën e kanë sulmuar pafund, e njëjta anëtarësi e partisë, partia ka ndryshuar mendje dhe e votuan masivisht. Hajdarin e kam mbrojtur sepse nuk ishte faji i tyre që u përjashtuan, por nuk e kuptoj dot votën e këtyre njerëzve. Unë dhe Ibseni jemi njerëzit që kemi ngritur gjithë këtë kauze. Tradita e numërimit të votave në mënyrën stalisniste vazhdon të jetë i njëjti. Personat që kanë vjedhur vota për Bashën, janë tani ata që numërun votat për Këshillin Kombëtar.”, u shpreh ai.

Sipas Kullurit e ardhmja e PD është “inekzistente”, ndërsa shtoi se është e përçarë që në bazë.

“Këtu nuk ka të ardhme në PD. PD është e përçarë në bazë, kjo pasi pjesë më e madhe e deputetëve të grupit Parlamentar nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit. Kanë lenë 13 ditë për garën për kryetar, njësoj siç bëri edhe Lul Brava.”, tha ai.

Kujtojmë se Edvin Kulluri nuk u zgjodh për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.