Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së SPAK se: ka pushuar hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i ekzekutivit shkruan se nuk i heq asnjë presje deklaratës së tij në Asamblenë Kombëtare lidhur me këtë çështje dhe se ky institucion: “mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës”.

Numri një i qeverisë  ngre një tjetër pyetje ndaj SPAK teksa thekson se: SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm, për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Në fund, kryeministri Rama sqaron se SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetje të palëkundur por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik.

Postim i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

⚖️Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Po meqë ka marrë përsipër të sqarohet publikisht, SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm, për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur, por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik🇦🇱.  (Lexo.al)