Në një fjalim emocionues presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një paralelizim midis pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe pushtimit aktual rus.

“Në Ukrainë u organizua një rindërtim i përgjakshëm i nazizmit”, tha Zelensky për sulmin rus në Ukrainë.

“Një përsëritje fanatike e këtij regjimi. Idetë, veprimet, fjalët dhe simbolet e tij. Riprodhim i detajuar i mizorive dhe alibisë së tij, të cilat gjoja japin një qëllim të lig të shenjtë”, shtoi ai. Ai akuzoi udhëheqjen ruse se ka hequr sloganin kundër luftës “Kurrë Më”, me nisjen e sulmit të saj më 24 shkurt duke e zëvendësuar atë me sloganin “Ne mund të përsërisim”.

“Që nga fillimi i pushtimit, rusët kanë përsëritur shumë mizori naziste, megjithëse nën slogane të ndryshme”, tha ai.

Në ditën e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zelensky kujtoi kontributin e popullit ukrainas në fitoren e koalicionit anti-Hitler. Vendi vuajti nga bombardimet, pushkatimet masive dhe pushtimet, humbi njerëz në kampet e përqendrimit dhe dhomat e gazit, por megjithatë fitoi në fund.