“Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë”- Ky është mesazhi që përcjell protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha.

Në një njoftim, PD thotë se Fronti Për Shpëtimin e Shqipërisë organizon bashkëbisedimin e dytë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Në orën 18.00 aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë, do të diskutojnë mbi bashkimin e kauzave të çdo segmenti të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një kauzë të madhe të përbashkët, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë i cili thërret bashkërisht Protestën e datës 7 Korrik”, thuhet në njoftim.