Në qendër të Torinos në Itali është publikuar një vepër e re arti, ku shfaqen duke u puthur Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Kjo është vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio.
“Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e shkëmbimit të një puthjeje vëllazërore në buzë për të përshëndetur njëri-tjetrin në një ceremoni zyrtare”, shpjegon artisti.