Eurodeputeti katalonas, Jordi Sole ka kritikuar Spanjën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Jordi Sole mbajti të mërkurën një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, ku theksoi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike.
Në një postim në Twitter, Sole ka kritikoi ashpër Spanjën e cila nuk e njeh Kosovën.
“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës Evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, shkroi ai.
Vendi i origjinës së deputetit, Katalunja ka një situatë politike të përafërt me atë që Kosova ka pasur me Serbinë. Katalonja është një territor i kontestuar në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Katalonjës. Statusi i saj kushtetues është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Mbretërisë së Spanjës e cila e sheh atë si një komunitet autonom brenda Spanjës dhe “Generalitat de Catalunya” që e konsideron atë si një republikë të pavarur pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Spanja më 27 tetor 2017.