Një grua rreth 70 vjeçe është shpëtuar këtë pasdite nga vrojtuesit në plazhin e Shëngjinit, pasi rrezikoi të mbytej.

E moshuara ka pësuar gjendje të fikti gjatë kohës që ndodhej në det, duke rrezikuar të mbytej.

Ajo është parë nga vrojtuesit e plazhit, të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë nxjerrë në breg.

Gruaja mori ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.