Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Mullet-Elbasan, me pasojë plagosjen e dy personave.

Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku janë plagosur të dy shoferët, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2022, në aksin rrugor Mullet-Elbasan, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.