Partia Demokratike zyrtarizon spotin e protestës së 7 korrikut. Me mesazhet ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës.
Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar që ka shpallur Sali Berisha, do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.
Në videon e shpërndarë nga Berisha, personat që aktrojnë si qytetarë jetojnë në shtëpi luksoze dhe janë të gjithë… të punësuar!