Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kryetarit të PD-së, Sali Berisha pas kritikave të tij për institucionet e Drejtësisë.
“Koha juaj ka mbaruar me kohë, por mjerë ai që nuk e di si të dalë nga kjo punë e politikës. sot paskeni edhe harmoni me njeri tjetrin se mendoni që keni fituar pushtet mbi opozitën. Zgjedhje pas zgjedhje aty do jeni derisa të kuptoni se duhet të rivendosni harmoninë me shoqërinë jo me njeri-tjetrin. Mendoni se me atë protestën me kuadrate në boulevard keni mundur edhe Enkelejdin. Gëzoheni se do shtoheni me Ilirin se pesë vite në Presidencë ishte aty dhe mendjen e kishte te opozita. Ta gëzoni edhe Ilirin dhe u bëfshi bashkë se sa më shumë të bëheni aq më pak vota do merrni”, tha Spiropali.
“Ku ishit ju? Asgjëkund. Aleati i tij kryesor ka qenë pandëshkueshmëria. Ne nuk iu shohim si armiq. Për ne asnjë qytetar, pavarësisht përkatësisë politike, nuk është armik. Ju funksiononi vetëm me armiq. Se atë iu ka future ai komunisti i fundit. Kjo nuk është reformë e vdekur. Kur kaposhi politik katandiset një thelë nuk mund të kuptosh ndryshimin se ku jemi dhe ku ishim”.