Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një proces më të shpejtë për anëtarësimin në BE të Ukrainës. Ai thotë se anëtarësimi nuk duhet të marrë vite apo dekada.
“Ne duhet ta mbulojmë këtë rrugë shpejt,” tha ai, duke shtuar se sulmi në Odesa përforcoi urgjencën për t’u bashkuar me BE. I bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste qeveritare që ta shohin detyrën e tyre, punën drejt anëtarësimit në BE, si betejë të vijës së parë për shtetin tonë, për Ukrainën, për ju dhe mua. Ne duhet të punojmë në përgatitjet për t’u bashkuar me BE me të njëjtin intensitet dhe përgjegjësi që kemi vënë në përgatitjen për kandidaturën.”, u shpreh Zelensky.