Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u takua me fermerë, kryesisht prodhues në sektorin e drithërave, në Dropull të Gjirokastrës.
Ministrja tha se, pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila ka sjellë luhatjen e tregjeve, prodhimi i grurit në vendin tonë dhe çmimi i shitjes së tij, ka pasur rezultate të kënaqshme për fermerët.
Gjatë takimit, ministrja Krifca njoftoi fermerët se ka kërkuar pranë BE-së rishikimin e Programit IPARD III, për të bërë të mundur përfshirjen e mbështetjes me mekanikë bujqësore si dhe me kapacitete magazinimi për prodhuesit e grurit dhe të misrit.
Nga Dropulli, ministrja Krifca informoi mbi ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, e cila mbulon të gjitha kulturat e prodhimit në vend.