Kryeministri: “ U bëj apel të gjithëve mos ta marrin atë rrugë, sepse do të jetë përherë më e vështirë dhe e dështuar. Shqipëria ofron më shumë mundësi për atë që realisht do dhe shembujt janë të panumërt dhe sidomos në sektorin privat. Të harxhosh 20-30 mijë paund për të paguar trafikant, ku me aq para dhe me mbështetjen e qeverisë aty në shtëpinë tënde në Kukës mund të fitosh më shumë. Nuk kemi një parajsë për t’i ofruar askujt po kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë vendin më të mirë po për ata që duan të punojnë në këtë vend.

Shifrat nga turizmi për shpenzimet e të huajve në Shqipëri rezultojnë në 1,13 miliardë euro, 64% më shumë se 6 mujori e parë të vitit të mëparshëm dhe sipas organizatës botërore të turizmit, jemi një nga vendet me rimëkëmbjen më të mirë të sektorit pas goditjes nga pandemisë, ku agroturizmi po jep përherë e më shumë kontribut, i cili të sjell më shumë se të marrësh rrugën drejt emigrimit e të punosh punëtor.