Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit gjatë vizitës së tij në Jeruzalem. Kreu i qeverisë thotë se Izraeli do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. “Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, shkruan Rama.