Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, Shqipëria vlerësohet vendi me inflacionin më të ulët në rajon.

“Në korrik, inflacioni total vjetor arriti në 7.5% në Shqipëri dhe deri në 16.7% në Bosnje-Hercegovinë”, thuhet në raport. Gjithashtu raporti thekson se, “kontrollet e tarifave të energjisë dhe një rritje e butë e vlerës së monedhës penguan një rritje të ngjashme të inflacionit në Shqipëri”.

“Inflacioni ka nxitur ofrimin nga qeveria të mbështetjes shtesë për familjet dhe NMV-të, të cilat tashmë po përfitojnë nga çmimet e rregulluara të energjisë elektrike. inflacioni tashmë pritet të mbetet dyshifror për vitin 2022 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Shqipërisë”, thekson raporti.