Rreth 500 fermerë po ekspozojnë prej tre ditësh prodhimet e tyre në stendat e panairit agroushqimor “Shijo produktet lokale të Tiranës” në sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky panair, i cili ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës.
“Ja dhe panairi i produkteve të Tironës”, shprehet Rama krah videos së publikuar.
Ky është edicioni i 5-të i këtij panairi në kryeqytet, i cili synon të promovojë produktet bujqësore dhe blegtorale, por edhe ato artizanale. Fermerët gjatë ditëve të panairit po ekspozojnë produkte jo vetëm të prodhuara, por dhe të përpunuara me linja përpunimi me standardet e BE-së.