Petro Koçi ka reaguar pas protestës së sotme, e cila sic shprehet ai ishte vetëm për interesin e dy njerëzve që e udhëhoqën atë.

Ai thotë se kjo protestë zhvillohet paralelisht me protestat e serbëve në veri të Kosovës.

Lexo të plotë komentin e tij:

Protesta e sotme demostroi se opozita sundohet nga interesat personale te Sali Berishes dhe se shanset qe kjo opozite te transformohet e modernizohet jane thuajse zero.

Fundi i protestes na beri te ditur se tashme organizatoret e kane frike shtetin ligjor dhe penalitetet ndaj atyre qe shkelin ligjin dhe rendin publik.

Nderkohe kjo levizje e opozites zhvillohet paralel me levizjen politike te serbeve te Kosoves. Fjalori politik i opozites qe permblidhet nga kriminaliteti historik i PD dhe korrupsioni historik i LSI eshte me i varfer se ai i vitit ’90.

Kjo opozite nuk ofron shprese. E shumta qe tenton eshte vetem nxitja e urrejtjes politike ndaj kundershtareve. Lidershipi i opozites eshte i kompromentuar me percaktime zyrtare si non grata per shkak te korrupsionit permbytes.

Nga ana tjeter maxhoranca jone duhet te vazhdoje reformat, te shkunde administraten dhe te vere ne shenjester korrupsionin e kesaj administrate.

Sistemi i drejtesise nuk ka pse pret me shume per te hetuar e ndeshkuar financimet ruse dhe sjelljet tradhetare te Berishes ndaj UCK se qe kulmojne me bashkimin e votave te PD me Kozacevin ne Keshillin e Europes.