Pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe është më e fuqishmja në botë, pasi sipas një studimi të ri, mbajtësit e saj mund të udhëtojnë pa procedura të veçanta në 180 vende të botës. Gjatë pandemisë, Emiratet e Bashkuara Arabe shmangën bllokimet e përgjithshme të vendosura në shumë vende, duke u fokusuar në masa më të buta si mbajtja e maskave. Kjo politikë tërhoqi vizitorë nga e gjithë bota, të cilët donin të shmangnin masat e rrepta kufizuese të aplikuara në vendet e tyre.
Kështu, sipas të dhënave të “Arton Capital”, një mbajtës i pasaportës së Emirateve të Bashkuara Arabe sot ka akses në 7 vende më shumë se pasaportat evropiane të Gjermanisë apo Suedisë dhe 9 më shumë se pasaporta japoneze. Megjithatë, Indeksi i Pasaportave të “Arton Capital” tregon se top 10 pasaportat më të fuqishme në botë dominohen nga vendet evropiane.
Në kategorinë e parë janë Emiratet e Bashkuara Arabe pasohen nga Gjermania, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Spanja, Franca, Italia, Holanda, Austria dhe Suedia, të cilat së bashku me Korenë e Jugut u japin akses të lehtë 173 vendeve. Në kategorinë e tretë janë Danimarka, Belgjika, Portugalia, Norvegjia, Polonia, Irlanda, SHBA dhe Zelanda e Re, me akses në 172 shtete. Në kategorinë e katër përfshihen: Greqia, Çekia, Hungaria, Japonia, Britanina e Madhe dhe Australia , pasaportat e të cilave ofrojnë akses të lehtë në 171 vende. Pasaporta e Afganistanit mbetet më pak e ‘dobishme’ në botë.