Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, kjo sipas vlerësimit të brendshëm nga raportimet e Kinës.
Kjo shifër përbën afërsisht 18% të 1.4 miliardë njerëzve të Kinës dhe do të përfaqësonte shpërthimin më të madh të Covid-19 deri më sot në nivel global.
Shifrat e cituara u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) të mërkurën. Raporti i NHC-së tha se ishte thelluar në trajtimin e pacientëve të prekur nga shpërthimi i ri. Si Financial Times ashtu edhe Bloomberg shpalosën me shumë detaje diskutimet nga autoritetet mbi mënyrën e trajtimit të shpërthimit.
Ndër vlerësimet e cituara në të dy raportet, ishte zbuluar se vetëm të martën, 37 milionë njerëz u infektuan me Covid-19 në të gjithë Kinën. Kjo qëndronte në kontrast dramatik me numrin zyrtar prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë. Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së Covid në Kinë ishte ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan ishin tashmë të infektuar, sipas Financial Times.
Vlerësimet pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit për të çmontuar papritmas politikën e saj të rreptë zero-Covid, e cila kishte qenë në fuqi për gati tre vjet. Shifrat janë në kontrast të plotë me të dhënat publike të NHC, i cili raportoi vetëm 62,592 raste simptomatike Covid në njëzet ditët e para të dhjetorit.
Mënyra se si NHC doli me vlerësimet e cituara nga Bloomberg dhe Financial Times është e paqartë, pasi Kina nuk po numëron më zyrtarisht numrin e saj të përgjithshëm të infeksioneve, pasi autoritetet mbyllën rrjetin e tyre mbarëkombëtar të kabinave të testimit PCR dhe thanë se do të ndalonin mbledhjen e të dhënave për rastet asimptomatike
Njerëzit në Kinë po përdorin gjithashtu teste të shpejta të antigjenit për të zbuluar infeksionet dhe nuk janë të detyruar të raportojnë rezultate pozitive.
Zyrtarisht, Kina ka raportuar vetëm tetë vdekje nga Covid këtë muaj – një shifër jashtëzakonisht e ulët duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit dhe normat relativisht të ulëta të përforcimit të vaksinave tek të moshuarit.