Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi i bën thirrje Sali Berishës që të mos kandidojë Belind Këlliçin për Tiranën, pasi është një manipulator i votës së demokratëve. Në një intervistë për Euronews, Ibsen Elezi tha se Këlliçi është një servil që vodhi votat për llogari të Lulzim Bashës.
“Janë vjedh vota për Lulzim Bashës. Kjo kupolë e Rithemelimit kanë qenë servilat që vidhnin votat për Lulzim Bashën. Kuvendi i datës 11 Dhjetor duhet të pasohej nga një kuvend për rregulla. Njerëz që kanë kryer aktet e manipulimit të proceseve si Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, duhet të largohen urgjent. Si mundesh nëse nuk pastron veten të dalësh të luftosh kundërshtarin tënd. Në sallën ishin 2 mijë veta, ai hodhi firmën që kanë votuar 5 Mijë vota. Duhet ta ndërrojnë kandidatin. Nuk mund të futesh me një figurë të degraduar për Bashkinë e Tiranës, duhet të futesh me një figurë të fortë. Belind Këlliçi ka mbijetuar në politikë nga të gjithë servilat e Lulzim Bashës. I vetmi akt burrnor që I mbetet Belindit është t’i hapë rruge një kandidature që bashkon opinionin”, thekson Elezi.