Bajpassi i Gjirokastrës po merr formën përfundimtare dhe në pranverë të vitit 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thekson se Bajpassi do të heqë makinat, zerojë ndotjen dhe do të garantojë lëvizjen e këmbësorëve në zonën muzeale.

‘Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti.’- shkruan Edi Rama.

Bajpasi do ta çlirojë krejt qendrën e qytetit nga makinat, duke e kthyer në zonë këmbësore pa penguar qarkullimin e banorëve.