Të rinjtë që duan të përfitoj eksperiencë profesionale nga bizneset model që operojnë në agrobiznes, iu krijohet mundësia të aplikojnë në Programin për Zhvillimin e Aftësive Sipërmarrëse të të Rinjve në Agrobiznes.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dha sot lajmin për çeljen e aplikimeve për të rinjtë në këtë program, si një eksperiencë e rëndësishme për ta në rrugën e rritjes profesionale.

“Sapo kemi hapur aplikimet për nismën më të re të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO, Programin pëZhvillimin e Aftësive Sipërmarrëse të të Rinjve në Agrobiznes”, tha Krifca, në videomesazhin e publikuar në rrjete sociale, teksa informoi se kush mund të aplikojë në këtë program.

“Studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranëapo shkollave profesionale bujqësoreju  sapo keni kryer studimet dhe jeni  kërkim  një pune apo  një trajnimi pasuniversitarju  jeni  vitin e fundit  studimeve dhe po përgatiteni  dilni shumë shpejt  tregun e punësapo të gjithë ju që po mendoni një sipërmarrje në bujqësi, mund të aplikoni. Ky program është për ju”, theksoi ministrja. 

Krifca e cilësoi këtë program si një mundësi të shkëlqyer për t’u trajnuar dhe për të marrë aftësi  përputhen me tregun e sotëm  punës dhe një mundësi e mrekullueshme për  punuar me sipërmarrës që drejtojnë sot ndërmarje të rëndësishme në fushën e bujqësisësi Mrizi i Zanave dhe Danish Green Garden.

“Kjo eksperiencë e re, vuri në dukje ministrja, do t’u shërbejë të rinjve për të integruar njohuritë teorike  sipërmarrjes dhe  digjitalizimit, me njohuritë praktike për  çuar përpara prioritetin tonë për një bujqësi inovative ku përdoren teknika inteligjente  sjellin ulje  kostove  prodhimitsi dhe rritje  prodhimit si  bimë ashtu dhe  kafshë”.

Krifca ftoi të rinjtë të aplikojnë nga data 15 shkurt deri  1 mars, me një letër interesidhe një CV,  emailin[email protected] ,për t’i dhënë mundësi vetes për të fituar një fuqi  re dhe një eksperiencë  rëndësishme  rrugën profesionale.

“Shpallja e 25 fituesve do  bëhet  datën 8 mars dhe unë mezipres  ju  mbaroni këtë trajnim dhe t’i përdorni sa  mirënjohuritë tuaja  shërbim  zhvillimit  bujqësisë”, u shpreh ministrja Krifca.