Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin Zaporizhzhia. Me anë të një postimi në Twitter se ai takoi presidentin e vendit me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Impianti ka humbur disa nga kabllot e tij të transmetimit të energjisë gjatë luftës dhe në shumë raste i është dashur të kalojë në gjeneratorë të urgjencës me naftë.
Grissi në një postim në Twitter shkruan se ata diskutuan për mbrojtjen e uzinës dhe stafit të saj, duke shtuar se ai përsëriti mbështetjen e plotë të IAEA për objektet bërthamore të Ukrainës.

Ata vizituan gjithashtu hidrocentralin Dnieper, ku vlerësuan dëmet e fundit të shkaktuara në digë.