Drejtësi, jo politikë’, ‘Liria ka emër’. Përmes këtyre posterave është mbyllur marshimi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohen në Hagë për krime lufte.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova zbarkuan në Prishtinë dhanë mbështetje të madhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.

Në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë. Protesta u organizua nga Platforma “Liria ka emër” dhe mori mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve.