“Kam një vit pa puthur vajzën”. Kjo ishte deklarata që bëri ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt që bëri xhiron e rrjetit, ndërsa të shumta ishin reagimeve. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar aktorja e njohur Dembacaj, e cila nuk zgjodhi ta komentonte drejtpërdrejtë, por e cilësoi si diçka vetëm për t’u bërë lajm.

E pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave. “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.

Më herët, Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tij, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar. “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, shkruante ai krah një fotoje me të voglën.