Për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra përgjatë maleve.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 20°C
në zona e ulëta 6 deri 24°C