Këtë të diel, moti do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Gjatë ditës parashikohet që të ketë vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar.

Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobëta bore.
Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.