Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë sot në Paris.
Sipas shefit të Komisionit, Eric Mamer, von der Leyen do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Ata do të diskutojnë çështje aktuale si lufta e Rusisë në Ukrainë, energjia dhe përgatitjet për udhëtimet e tyre në Kinë, duke përfshirë takimin e tyre të përbashkët me presidentin kinez Xi Jinping”, shtoi Mamer.