Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka folur për marrëdhënien e saj me çiftin Kiara – Luiz dhe ka sqaruar deklaratën që ka bërë pak ditë më parë, ku cilësoi dasmën e dyshes si të nxituar.
Miqësi, debate, keqkuptime dhe hatërmbetje, të gjitha i pamë në raportin e tre ish-konkurentëve të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi Dhedhes.
E ftuar në emisionin “Se luan topi”, Efi Dhedhes ka zbuluar teksa u intervistua se nuk është takuar më me Luizin dhe Kiarën.Efi tha se kanë folur por nuk kanë gjetur kohën të takohen pasi të dy janë të angazhuar me projekte, intervista dhe dalje publike pas përfundimit të BBV.
Megjithatë ajo tha se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit pasi secili ka nevojë për kohë në këto momente.
Gjithashtu Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.
“E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin.
Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre. Jam e lirë t’i jap sa kohë të duan të gjithëve. Janë të dy të angazhuar”, tha Efi.