Erzeni ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Xhevahir Kapllani. Tre javë nga fundi i sezonit, shijakasit kanë vendosur të largojnë trajnerin pas 33 raundesh kampionat. Pas mbledhjes së bordit të klubit mbrëmjen e djeshme, Erzeni tanimë do kërkojë mos bjerë nga Superliga me një tjetër emër në stol.

“KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, njofton Erzeni.