Kandidati i djathtë Belind Këlliçi ka votuar ditën e sotme në shkollën e re 9-vjeçare “Dora d’Istria” e ndërtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj ndërtoi shkollën e re duke u dhënë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” një ambient krejtësisht të ri.

Jo vetëm u shtuan klasat dhe ambientet shkollore, por njëkohësisht u pajisën dhe laboratorët me gjithë bazën logjistike.
Këto janë disa prej fotove të transformimit rrënjësor që ka pësuar shkolla “Dora d’Istria”, ku sot votoi vetë Belind Këlliçi në kushte komode.