“Është e vështirë pa të . Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”, tregonte kështu pak javë më parë në një intervistë për Report tv pianisti i njohur Red Radoja, për të atin, aktorin Guljelm Radonë…

Dy vjet larg ikjes fizike të aktorit Guljelm Radoja, i biri e kujton përmes një foto të hershme të të dyve. “Kaluan dy vjet”, shkruan ai përbri.

Aktori Guljelm Radoja u nda nga jeta në 5 maj të vitit 2021 për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.