Kyriakos Mitsotakis në deklaratat e tij pasi dolën rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën sot, ai dhe partia e tij kryesojë në vota.
Në deklaratën e tij ai theksoi se qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe i dhanë mundësinë partisë së tij për të vijuar në rrugën drejt progresit dhe reformave të mëdha.
“Për Demokracinë e Re votuan miliona qytetarë grekë. Rezultati i madh tregon vullnetin e njerëzve që na dhanë miratimin për një qeveri politike të vetë-mbështetur.Këtë kanë votuar sot dhe madje e kanë kërkuar prerazi. Dhe kërkuan diçka tjetër: Të ecim më shpejt në rrugën e progresit dhe reformave të mëdha. Për një shëndet më të mirë publik, më pak pabarazi, për një Greqi të fortë dhe të sigurt në nivel ndërkombëtar. Sot shpresa mundi kotësinë, uniteti mundi ndarjen. Më prek përgjegjësia e rëndë që kam mbi supe, përgjegjësi për të cilën jam thirrur të punoj edhe më shumë për të justifikuar besimin që më keni dhënë. Është një mandat i qartë për një periudhë të re katërvjeçare ku duhet të mbulojmë terrenin e humbur që na ndan nga Evropa. Unë do të jem i qëndrueshëm në angazhimet e mia. Nga nesër do të ndjek të gjitha procedurat e parashikuara në Kushtetutë. Pazaret partiake dhe matematika e proporcionalitetit të thjeshtë, dukej se nuk patën fat”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.