Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu kanë një pasuri të paluajtshme në shifrën e 970 mijë e 760 euro.

Këtë vit, ata kanë blerë një “banesë” e cila kap shifrën prej 520 mijë euro dhe është regjistruar në emër të Prindon Sadriut.

Nga mënyra se si është deklaruar kjo pronë, Nacionale nuk ka arritur ta kuptojë se ku saktësisht ndodhet.

“Tek pronat e paluajtshme, prona në Marigona Hill dhe toka në Lagja e Gjelbër nuk janë ende në pronësi të deklaruesit e as të bashkëshortit sepse ende nuk janë paguar e as ndërtuar në tërësi,” –ka thënë presidentja e vendit.

Siç është deklaruar në APK, ky banim është blerë nga shitja e një shtëpie në Australi që isthe në pronësi të z. Sadriu, shitja e shtëpisë së prindërve, kursime dhe nga hua familjare.

Ajo ka treguar edhe për një banim tjetër në lagjen Marigona, dhe e cila vlen 170 mijë euro. Te pasuria e luajtshme është deklaruar vetëm një veturë Mercedes Benz e blerë në vitin 2022 dhe që ka vlerë 12 mijë euro.