Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë një marrëveshje për të qetësuar situatën në veri të Mitrovicës, e për këtë arsye ky qëndrimi kundër propozimit të BE dhe SHBA duke se do t’u kushtojë shtrenjtë të dy vendeve respektive, e më konkretisht liderëve Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.

Ekskluzivisht për Report TV, zëdhënësi i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano, i tha gazetarit Ermal Qori, se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka nisur diskutimin me vendet anëtare në lidhje me gjendjen, çka mund të përshkallëzohet deri në sanksionim ndaj dy liderëve.

“Nëse palët dështojnë të veprojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa të vendosura që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona. BE-ja u kërkon të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe të gatshme për kompromise – dhe ne duhet të shohim hapa pozitiv veçanërisht nga Kosova për të zbutur tensionet në terren në veri të Kosovës shumë shpejt” tha Stano për Report TV.

Sipas përfaqësuesit të BE-së, të dërguarit e posaçëm, Lajçak dhe Eskobar, po intensifikojnë bisedimet për palët, dhe Bashkimi Europian pret që Kosova të kete qasje ndryshe.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për arritjen e një marrëveshjeje. Miroslav Lajčák ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vetë përfaqësuesi i lartë tani po zhvillon një konsultim me të gjitha shtetet Anëtare të BE-së për masat që do të merren.

Vetë përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitën në Prishtinë dhe Beograd i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar, e ka konsideruar tepër të veshtirë.