Largimi i Paulo Maldinit, pritet vetëm zyrtarizimi, hap skenarë të rinj në Serie A, posti i Drejtorit Sportiv në klubin kuqezi josh shumë personazhe. Mes zërave dhe emrave të shumë gjejmë edhe Igli Taren. Ish futbollisti i Kombëtares vetëm një ditë më parë njoftoi largimin e tij nga Lazio pas 18 vitesh, është një drejtor i lirë, ndërsa Milani është interesuar edhe më herët për të, madje i kanë bërë edhe ofertë zyrtare. Për ironi të fatit, në ditën kur Tare njoftoi divorcin e tij me Lazio, në mbrëmje mediat flisnin për një divorc të bujshëm në shtëpinë e Milanit.
Mediat italiane, TuttomercatoWeb, shkruan se Tare është një opsion të për marrë këtë post te Milani, një personalitet me shumë eksperiencë dhe që e njeh shumë mirë treguan dhe si funksionin Serie A. Tare njihet gjithashtu për ndërtimin e ekipeve me buxhet të vogël, por te Milani historia është ndryshe.
Largimi i Igli Tares ka Lazio ka bërë jehonë në mediat italiane, Sportmediaset ka përpiluar një listë me 18 afrimet më cilësore të Igli Tare, ku mes tyre është edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, goditje me kosto zero si Miro Klose, ndërsa spikasin edhe lojtarë si Milinkovic-Savic, Ciro Immobile e shumë të tjerë.