Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.