Nga Kimete Berisha
Pa titull.
I.
Në shëtitoren e Mitrovicës.
Tupani bie për ata që kanë pare. Sheshi i vogël i qytetit nuk i zë gjithë ata immigrantë të interesuar për të vallëzuar për dashurinë.
Çdo gjë të duket e bukur në vend të huaj.
Kur je immigrant, vendlindja jote bëhet edhe më e bukur sepse nuk e ke afër për t’ia parë shëmtinë.
Prandaj, ndjehesh i çliruar vetëm aty ku të kanë lindur, sepse dashuria, që i thonë- platonike, dashuria nga largësia, është ajo dashuria më e lehta, më e lira.
Unë këndoja në Venedik e turistët më duartrokisnin, isha e lirë sepse ‘nuk ekzistoja’, isha në vend të huaj.
Sikur të këndoja para ministrisë së kulturës, do të dukesha personazhi i Niçes.
Po. Imigrantët e kanë gjallëruar qytetin. Ibri është shterur, sulmet në veri nuk dëgjohen nga tupani, dritë bën lumturia, dhe ka qebapa të shijshëm.
Karabinierët e ruajnë urën e Ibrit, e nëse je e bukur, të buzëqeshin si xhentëlmenë.
Immigrantë vijnë të lodhur, rrinë të lumtur, shkojnë të pikëlluar.
Sepse, gjithmonë duhet të ndahesh nga familja për së pari…përsëri një ndarje, përsëri një tjetër ndarje që mund të jetë e fundit, që gjithqysh një ditë do të jetë e fundit.
E ndarja, jo vetën për poetin është si një gjysmë-vdekje’!
Zemra më pikon gjak sa herë shkoj në Mitrovicë dhe me ‘shpinë’ e shoh nanën duke ma bërë me dorë derisa nuk shihet më.
Lamtumirë e gjatë kjo, lamtumirë palidhje, pa rrugëdalje. Çfarë dashurie është kjo, çka të duhet kjo dashuri që ta plas.
Të sëmurë, nuk të shëron dashuria.
Prandaj, kur vjen ndarja dua të ik tinëz, bile dua dhe pres me padurim që ai që e dua fort – sa më parē të më zhgënjej, në mënyrë që ta dua më pak e të ndahem më lehtë me të.
Dashuria nuk emigron.
– Unë jam larg, larg nga giithçka që dua dhe për largësinë time nuk ka ilaç. (a.c).
II
Turist në luftë – ka qenë Hashim Thaçi – tha Rambo. A është mesele e odave kjo; apo është Rambo një i pagdhendur që e sulmon çlirimtarun e robëruar.
Edhe nëse ka dashur t’i ndihmojë Hashim Thaçit (duke e degraduar), ka mundur të thotë fjalë të mira për të.
Me anti-komplimente nuk e ndihmon. Sepse, edhe ushtari-turist, për një ditë qëndrimi në luftë mund ta bëjë kërdinë.
Problemi i Hashim Thaçit nuk është se s’ka kush ta mbrojë, problemi i tij është se s’dinë ta mbrojbë as ata që e duan.
Si për shembull Urani. Për akuzën e Ramush Haradinajt lidhur me turizmin ushtarak të Hashim Thaçit, pa të keq Urani tha se Hashim Thaçi është person historik.
Po, de. Por, edhe krimineli hyn në histori për të keq. Historia nuk është veç e mirë.
III.
Tek Ulpiana, disa meshkuj e ngadalësuan veturën dhe më thirrën me zë në kupë qielli: Kimete, ku e ke Hashimin!
Në vend se të më ftonin në kafe.
X. Edi Ramës nuk i pëlqen më askush, përveç Përparim Rama që i pëlqen aq shumë sa është mahnitur me të.
Nuk e ka parë asnjë punë të tij,?veç e ka parë duke e dëgjuar me vëmendje Ramë Lahëb në Ulqin. ‘Sa bukur dhe në mënyrë profesionale po dëgjuaka muzikë ky djali’. Veç n’të pëlqeftë si ‘mashkull’, se si kryetar – hajde pak tek ‘Bregu i Diellit’ dhe shihe se si e kanë mbuluar mbeturinat.
IV.
A më mirë i kënaqur si derri a i vuajtur si Sokrati.
Nëse e pyet të vuajturin, ai do t’i dorëzohet kënaqësisë së parë që i vjen tek dera.
Se, vuajtja të lodh shumë.
E ana e mirë e lodhjes është se nuk ke forcë të vuash sa ta do zemra.
Vuan aq sa ke forcë.
Ti mundohesh, vuan, ke sevda në vuajtje, por secilën herë e më pak.
V.
Shqiptarët nuk po ankohen!
Prej se Albin Kurti (si Edi Rama): u shfaq superior përballë perendimit), shqiptarët u kënaqen me Kurtin i cili nuk pyet për Amerikë a Evropë.
Bile edhe ‘nanën ma mori dje’, pas ligjit për pensione.
Ajo ka vuajtur shumë sepse gjithmonë ka punuar (edhe sot punon) por nuk e ka marrë pensionin e punës. Atë grua krenaria nuk e ka lënë të bëhet e lumtur.
Tash po bën si e lumtur sepse i ka siguruar paret (e veta) për ilaçe, por unë nuk po pushoj t’ia thyej mendjen se Albin Kurti është ‘i keq’!
VI.
Opozita i ka harxhuar fjalët.
Fajet e t’ua të vjetra nuk i mbulon me fajet e reja të të tjerëve.
Opozita na i ri-tregon lajmet që i dimë, në pritje të katarsisit.
Është njësoj sikur unë t’u tregoj juve se ‘kush shkruan keq’, por vet të mos shkruaj mirë.
Nuk mund të presësh drama me zeytin e me ‘buzëqeshje xhentëleme’ që të tregosh se ‘ti je më i mirë’!
Pse po ta merr mendja se ti je më i mirë!
A je?
VII.
Nuk je.
Sot një deputete e Ramush Haradinajt u ankohet në zeyjtinin e vjedhur nga qeveria, e dje shefi i saj (me paret e fondit të reservabe) me tenderë ka blerë
arkëmorte për të zhdukurit, duke shkelur procedurën e varrimit. Njëherë duhet të gjenden të zhdukurit, pastaj të blihen arkëmortet.
VIII.
Zengiini i ri është shumë i rrezikshëm. Prandaj, derisa të vjetërohen pak, duhet të ruhesh nga ‘hajni i ri’.
Gruas ia caktojnë të vjedh zeytin…E vet vjedhin si burrat.
Është mentalitet i shoqërisë shqiptare: çdo gjë e vjedh, prej kallamoqit në ara, deri tek ilaçet.
Dhe, pasi që e grabit sendin, e shkatërron.
Dhe tek kur e shkatërron – qetësohet.
IX.
Asgjë e re.,
Vazhdon korrupcioni, vazhdojnë vjedhjet, vazhdon krimi…
Hiperprodhohen ‘mbeturinat kulturorw’, poeti blihet me pare.
Heshtja e intelektualit blihet me paret e shtetit; nga qeveria blihet heshtja e valltarit; heshtja e regjisorit, heshtja e piktorit; heshtja e aktorit.
Heshtja e studentëve është falas.
Kurrë s’ka pasur heshtja çmim më të lartë.
Heshtja (ta blesh heshtjen me
pare) është biznesi më i ri i qeverisë.
Sipas qeverisë Kurti çdo i dyti shqiptar është krijues.
Po, pse jo!
Pa dalë në treg – nuk të blen askush!
Prandaj, në hulumtim del se ‘të gjithë janë të kënaqur’.
Ata që nuk janë të kënaqur – nuk pyeten, sepse ata ikin nga Kosova.
X. Edi Ramës nuk i pëlqen më askush, përveç Përparim Rama që i pëlqen aq shumë sa është mahnitur me të.
Nuk e ka parë asnjë punë të tij,?veç e ka parë duke e dëgjuar me vëmendje Ramë Lahëb në Ulqin. ‘Sa bukur dhe në mënyrë profesionale po dëgjuaka muzikë ky djali’. Veç n’të pëlqeftë si ‘mashkull’, se si kryetar – hajde pak tek ‘Bregu i Diellit’ dhe shihe se si e kanë mbuluar mbeturinat.
Mimoza Kusari ua ka bërë të ditur veteranëve se ata kurrë nuk do të përfshihen në pagën minimale. Veteranët për të janë një grumbull katundqrësh që kanë luftuar për një liri që pikë nga qielli.
Mimoza ka treguar se do t’i padis të gjithë ata që ia zbulojnë sekretet.
Për t’i zbuluar sekretet e saj me kriminelë serbë ‘duhet leje’, prej saj.
Safet, a pranon ti të të xhirojmë duke bërë çka s’bëhet në zyre e pastaj tëbta publikojmë videon!
P.S. Desha të shkruaja për dashurinë. Por m’u kujtua ‘Xhulieta’.
Xhulieta ishte 13 vjeçare kur vdiq për dashuri, e Romeo s’kishte moshë…
Jo veç meshkujt shqiptarë, edhe Shekspiri, e përfytyronte dashurinë si ‘një vajzë të vogël, të paditur, të bindur dhe të pasherr’.
Pra, dashuria ndodh e para e vetëdijësimi ndodh pasi të digjet zemra, pra vetëdijësiki ndodh pasi të harxhohet dashuria.
Pastaj mendova për Borëbardhën, që po ashtu ishte 12 vjeçe kur princi e shpëtoi me një puthje në buzë dhe e martoi…, dhe për dashuri të tjera fëmijërore me të cilat u vulos letërsia botërore….
Pse dashuria është gjithmonë e re dhe naive, po pse dashuria kurrë nuk është një grua e mençur, një grua serioze, gjykuese, kritike, e vendosur dhe e ditur…Këtij tipi të femres, i mungon vetëm
mjekra për të qenë mashkull, thoshte (më duket) Kanti.
Në këto mendime më erdhi ky mesazh (që më preku shumë) nga një mashkull i njohur nga Shqipëria. ‘Ty nuk të kisha duruar as 24 orë. Përndryshe, do të më duhej me vra veten’.
Mesazhi i tij ishte një protestë që s’jam ajo ‘vajza e pasherr, e pagojë, e paditur, dhe e bindur’.