Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko tha të enjten në një paraqitje të rrallë me gazetarët se udhëheqësi i rebelimit të fundit të armatosur në Rusi nuk ishte në Bjellorusi, por mbeti në Rusi.

Lukashenko tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte në Shën Petersburg, në kontrast me deklaratat që ai bëri disa ditë pas kryengritjes.

Pretendimi i fundit i Lukashenko nuk mund të verifikohej dhe Prigozhin nuk është parë në publik që nga rebelimi gati dy javë më parë.

Lukashenko po fliste pas disa prej kaosit më dramatik politik të Rusisë që kur presidenti Vladimir Putin erdhi në pushtet më shumë se dy dekada më parë. Autokrati bjellorus ndërhyri në rebelimin e armatosur nga Prigozhin, duke arritur një marrëveshje me liderin Wagner që e pa atë të largohej dhe të tërhiqte forcat e tij.

Vetë Prigozhin, prej të shtunës, mendohej se ndodhet në Minsk të Bjellorusisë, pas një marrëveshjeje që arriti të kryente me presidentin bjellorus, Alexander Luashenko.

Marshimi drejt Moskës, sipas Prigozhin, tregoi gjithashtu “probleme shumë të mëdha” të sigurisë në Rusi, duke përshkruar kalimin e lehtë që ata arritën të bënin deri në 200 kilometra larg kryeqytetit.

Një tjetër pikë, të cilën ai e ceku, ishte edhe një pjesë e garancive që ka marrë në negociatat me Lukashenkon.

Pa përmendur shumë detaje, ka thënë se një prej pikave të trajtuara, ishte vijimësia e Wagnerit dhe fakti se këta të fundit do të vijonin të operonin në treg.

Dhe në fakt, diçka të tillë e ka vërtetuar ditën e sotme ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili tha se operacionet e Wagner në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, do të vijojnë normalisht.

Teksa, sipas Prigozhin, në sipërmarrjen e forcave të tija për të shkuar drejt Moskës, çdo qytet ku Wagner shkelte, i hapeshin dyert dhe kishte mikpritje të madhe nga popullatat.

Diçka e tillë u vu re edhe në fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjet më 24 qershor.

Me gjithë mesazhin e tij të përcjellë për herë të parë prej revoltës, Prigozhin nuk e deklaroi se ku gjendej, pavarësisht se është bërë më parë me dije se ai do t’i drejtohej Minskut, ku i ishte siguruar jeta.