Dita e diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh.
Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të vendit.