Apple edhe zyrtarisht ka njoftuar se ngjarja e lançimit të produkteve të reja, përfshirë linjën e iPhone 15, do të mbahet më 12 shtator.

Gjiganti teknologjik ka publikuar posterin për ngjarjen dhe në të ka shfaqur ngjyrat e shumëpërfolura të linjës së iPhone 15.

Çfarë pritet të sjellë kjo ngjarje:

iPhone 15
iPhone 15 Plus
iPhone 15 Pro
iPhone 15 Pro Max
iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë veçoritë kryesore të iPhone 14, përfshirë çipin A16 dhe kamerë 48 megapikselë. Po ashtu do të përfshihen llojet e reja të ngjyrave e mbushja në formatin USB-C.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të përjetojnë më shumë ndryshime:

Çipin A17, procesori i parë trenanometërsh në telefon
Butonin që zëvendëson ndërprerësin e zërit
Kornizë titani, materiali që zëvendëson çelikun
Dizajn i rifreskuar me korniza më të holla e skaje të lakuara
Porti USB-C
Bateri të përmirësuar
Zoom më të mirë të kamerës
Ngjyrat e hirta dhe e kaltër e mbyllët që zëvendësojnë arin dhe vjollcën
Hapësirë më të madhe
Çmime prej 1099 dhe 1199 dollarësh
Po ashtu pritet të lançohen edhe dy ora të reja.

Ngjarja do të organizohet të martën e 12 shtatorit, në mbrëmje.