Në shkollat 9-vjeçare do të vendoset shërbimi dentar falas. Projekti i nisur në disa qytete kryesore tashmë do të shtrihet në gjithë vendin. Të gjitha shkollat 9- vjeçare në vend do të jenë të pajisura me kabinete dentare që do të ofrojnë shërbim stomatologjik falas për nxënësit.

Projekti i Ministrisë së Shëndetësisë për të rikthyer shërbimin falas në sistemin arsimor, ka nisur fillimisht në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër ku janë funksionale kabinetet e reja dentare, ndërsa po punohet për zgjerimin e këtij shërbimi në shkollat e Gjirokastrës, Krujës, Kukësit, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Lezhës, Matit, Dibrës, Korçës dhe Beratit.

– Advertisement –

Përgjatë vitit të shkuar, ekipet e mjekëve stomatolog bënë depistimin e shëndeti oral të më shumë se 70% të nxënësve në shkollat publike ku u vu re që një pjesë e tyre kishin problem me kariesin dentar.  Paralelisht me kabinetet në shkolla në funksion janë vendosur edhe 2 kabinete të lëvizshme të cilat kanë ofruar shërbim për 5 mijë fëmijë të moshë 6-15 vjeç.

Kabinetet dentare në shkolla, krahas depërtimeve në shtator dhe mars, ofrojnë shërbim dentar falas për të gjithë nxënësit e shkollës në ditën që ka edhe proces mësimor.