Në një kohë kur të gjithë po presin nisjen e BBV3, protagonistët e edicionit të shkuar vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Të gjithë presin me padurim të dinë se kur do të nisë edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, por Arbana ende merr pyetje të shumta për edicionin e kaluar.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, një prej tyre e pyeti moderatoren se kush mendon se është personi që meritonte më shumë në BBV dhe e kanë gjykuar gabimisht.
“BB për mua ka mbaruar me 6 maj. Kursejini pyetjet për të se nuk kam asnjë përgjigje interesante”, ia ktheu Arbana.