Nuk ndalen ndërtimet pa leje në zonat bregdetare. Në Ksamil dhe në Sarandë policia e qytetit ka goditur 3 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme ndërsa janë proceduar penalisht 3 persona.

Policia vijon kontrollin dhe verifikimet në terren me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve.

Dy shtetas A. B. dhe A. T. u kapën teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi R. B. u kap teksa kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën bregdetare, në Ksamil.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.